Shkodër, 4 maj, NOA - Në hyrje të qytetit të Shkodrës, pikërisht tek Ura e Bahçallëkut, një grup prej 15-20 personash, simpatizantë të Partisë Socialiste, janë mbledhur sot për të protestuar, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin normal në rrugën nacionale.
Ndërkaq, komisariati i Policisë së Shkodrës deklaron përmes një njoftimi për shtyp, se nuk është lajmëruar për këtë tubim.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, duke bërë të mundur zhbllokimin e rrugës nacionale, ndërsa janë shoqëruar edhe tre persona, të cilët po intervistohen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore, në lidhje me organizimin e këtij tubimi, i cili vlerësohet prej tyre si i kundraligjshëm.
Për personat organizatorë të këtij tubimi, po kryen veprimet proceduriale për veprat penale të parashikuara nga neni 262 për “Organizim dhe manifestim të paligjshëm” dhe neni 293 për “Bllokim të rrugëve nacionale”.
n.e/NOA