English

Slloveni - Referendum Për Marrëveshjen Kufitare Me Kroacinë

LUBJANË, 4 maj /ATSH-MIA/ - Parlamenti slloven mori sot vendimin për zhvillimin e një referendumi, më 6 qershor, ku qytetarët do të votojnë pro ose kundër hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për zgjidhjen e një çështjeje kufitare me arbitrazh ndërkombëtar. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 4 nëntor 2009 nga kryeministri slloven, Borut Pahor dhe homologia e tij kroate, Jadranka Kosor. Zgjedhësve do t'u parashtrohet pyetja: a jeni për hyrjen në fuqi të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes arbitrare mes qeverive të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, që parlamenti e pranoi në seancën e 19 prillit 2010? Rezultati i referendumit do të jetë detyrues për qeverinë sllovene./ a.jor.
KOMENTE