English

Spanjë - Mbërrin Në Vend Një Ish I Dënuar I Dytë Nga Guantanamo

MADRID, 4 maj /ATSH-AFP/ - Spanja priti sot një tjetër ish të dënuar në Guantanamo, me kombësi nga Jemeni, pas mbërritjes në vend të një ish të dënuari me kombësi palestineze, njoftoi Ministria e Jashtme spanjolle. Në total qeveria socialiste spanjolle është angazhuar të presë pesë ish të dënuar nga baza detare amerikane në Kubë. Ish i dënuari nga Jemeni, i cili "mbërrit sot", do të jetojë në Spanjë dhe do të pajiset me një leje qendrimi dhe dokumente për pune", sipas Ministrisë së Jashtme, por që nuk dha hollësi të tjera lidhur me identitetin apo kushtet e pritjes së ish të dënuarit. Ai ''nuk do të përballet me procese gjyqësore për akte terroriste, as në Spanje, as në ndonjë tjetër vend të Bashkimit Evropian, as në SHBA, as në vendin e tij", theksoi Ministria e Jashtme spanjolle./ /i.p/
KOMENTE