English

Tashmë ngushëllimet vijnë nëpërmjet internetit

Trento 3 Maj NOA – Tashmë mund ti themi lamtumirë mesazheve të ngushëllimeve private, pasi interneti tashmë ka bërë të mundur që ato të vijnë nëpërmjet tij.

Kështu gjithçka ndodh në Trentino të Italisë ku një shoqëri funeralesh, pasi ka bërë të mundur ofrimin e shërbimeve të saj nëpërmjet internetit, tashmë ka mundësuar dhe një lehtësim tjetër, për atë të mesazheve të ngushëllimit.

Sipas drejtorit të kësaj kompanie kjo është diçka tepër pozitive e cila i ndihmon personat të çojnë këto mesazhe edhe në momentin kur ndodhen larg tyre.

“Them se do të ndihmojë shumë në integrim dhe shpresoj të jemi një pikë referimi dhe për të tjerët”, - deklaroi një ndër përgjegjësit e kësaj kompanie.

r.b/NOA

KOMENTE