English

Vrau para 7 vitesh një person, kapet i dënuari me 15 vite burg

Tiranë, 4 maj, NOA – Do të mund të kapej vetëm ditën e sotme, një person i shpallur në kërkim për një vrasje të kryer që 7 vjet më parë, për të cilën është dënuar nga gjykata me 15 vite burgim.

Fjala është për Fran Margjinin, 51 vjeç, lindur në Derjan Burrel dhe banues në Tiranë, i cili është kapur nga forcat e policisë në banesën e tij në Kombinat.

Ndaj këtij personi, rëndonte vendimi i vitit 2006 nga gjykata e Durrësit me 15 vite burg rreth një ngjarje të ndodhur në vitin 2003 në fshatin Hamllaj të Durrësit, ku si pasojë e një konflikti të nisur për motive të dobëta (parakalimi në krah të kundërt me automjet dhe marrja e pasagjerëve), ka mbetur i vrarë Zef Përkeqi.

Lidhur me këtë ngjarje, përveç Fran Margjinit, janë dënuar edhe shtetasit Kastriot Baçuku e Dritan Baçuku , secili me 10 vjet burg.

n.e/NOA

KOMENTE