Zapatero Hedh Poshtë Kritikat Mbi Pafuqinë Financiare Të Evropës
BRUKSEL, 4 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri spanjoll, Hose Luis Rodriguez Zapatero, që siguron presidencën e radhës të Bashkimit Evropian hodhi poshtë kritikat mbi pafuqinë e Evropës, veçanërisht në lidhje me krizën greke duke theksuar se ajo luan një rol vendimtar në botë.
"Ka shumë kritika, por ne jemi një pikë referimi vendimtare për krizën ekonomike që e ka origjinën në tregjet financiare dhe mungesa e rregullit'', theksoi ai në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian.
Përsa i përket çështjeve, si kriza financiare Evropa është aty'', shtoi ai duke iu referuar planit për kredinë prej 110 miliardë euro në tre vjet miratuar të dielën, 80 prej të cilave u dhanë nga partnerët e zonës euro dhe pjesa tjetër nga FMN-ja./
/ec/ a.jor.