English

5 Maji - Autoritetet Më Te Larta Të Shtetit, Homazhe Në Varrezat E Dëshmorëve

TIRANË, 5 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit "Nënë Shqipëri", në nderim të veprës heroike të dëshmorëve të kombit. Në një prononcim për mediat, Kryeministri Berisha u shpreh se "kjo është dita kur çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë ndaj dëshmorëve të kombit". I pyetur nga mediat mbi grevën e opozitës, Kryeministri Berisha shprehu keqardhjen për nismën e Partisë Socialiste, deputetë dhe mbështetës të së cilës kanë hyrë në grevë urie. "Greva është një vlerë e demokracisë. Dua të shpreh ndjeshmërinë time për grevistët, është e drejta e tyre të protestojnë, por unë nuk merrem me vendimet e gjykatave", tha Kryeministri Berisha./n.m/
KOMENTE