English

Ahmadinexhad: Asnjë Shtet Nuk Do Të Guxojë Të Sulmojë Iranin

DUBAI, 5 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad deklaroi sot se asnjë shtet nuk do të guxojë të sulmojë Iranin aq më pak Izraeli, për të cilin deklaroi se nuk ka kapacitetin për t'u përballur ushtarakisht me vendin e tij. "Kush dëshiron të angazhohet në një luftë me Iranin? Asnjë shtet nuk e kërkon këtë gjë. Besojmë se miqësia është rruga më e mirë drejt dialogut", deklaroi Ahmadinexhadi, gjatë një interviste për kanalin televiziv satelitor të Katarit, ''al-Jazira''. "Askush nuk do të guxojë të shndërrohet në përgjegjës për një luftë kundër Iranit", shtoi president iranian, i cili ishe pjesëmarrës në Konferencën e Nju Jorkut për rishikimin e Traktati të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, 'TNP'. I pyetur për një sulm eventual që mund të kryhet nga Tel Avivi, presidenti u përgjigj se Izraeli nuk përbën asnjë kërcënim për Iranin. "Për ne, Izraeli nuk përbën asnjë rrezik krahasuar me kapacitetet e Iranit. Lufta është luftë, por a disponojnë sionistët mjetet e duhura për një përballje me Iranin?", u shpreh ai me ton pyetës. Presidenti iranian ka deklaruar dje gjatë Konferencës së Nju Jorkut, se nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të miratojë rezolutën e katërt me sanksione kundër Iranit, ''marrëdhëniet mes vendit të tij dhe SHBA-së nuk do të përmirësohen më kurrë"./ /i.p/
KOMENTE