English

Berisha: Do të rrisim pagat dhe pensionet

Tiranë, 05 maj, NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se do të rriten pagat dhe pensionet, në mënyrë që të ketë një balancim sa më të mirë të tyre.

“Do të procedojmë me rritjen e pagave dhe pensioneve.Ky është një vit në të cilin tregjet financiare janë në momentet më të vështira. Qeveria është e vendosur që me një disiplinë të fortë të përdorimit të buxhetit të mundësojë rritjen e pagave dhe pensioneve”, u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo është një gjë krejtësisht e mundur dhe në bazë të një menaxhimi efikas të të ardhurave do të behet shumë shpejt.

Berisha u shpreh se gjithë fondi që do të përballojë rritjen e pagave dhe pensioneve u bë i mundur nga heqja e makinave të administratës.

m.xh/NOA

KOMENTE