English

Bërthamore - Ahmadinexhad: Irani Do Të Vazhdojë Me Programin Pavarësisht Izraelit Dhe Okb-Së

ROMË, 5 maj /ATSH-ANSA/ - Irani "nuk do ta ndalë programin bërthamor, pavarësisht kërcënimit me një ndërhyrje ushtarake të Izraelit ose sanksioneve të OKB-së", deklaroi sot presidenti iranian, Mahmund Ahmadinexhad, në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC. "Irani do të vazhdojë në rrugën aktuale. Askush nuk duhet të dyshojë për këtë", deklaroi lideri iranian në emisionin popullor amerikan ''Good Morning America''. "Nuk do të pranojmë asnjë imponim. Irani nuk do t'i ndryshojë pozicionet duke u detyruar me presion ose me forcë. Jo, nuk funksionon kështu", deklaroi Ahmadinexhad. /e.v/
KOMENTE