English

Borxhet e energjisë, tani në faturat mujore

Tiranë, 05 Maj, NOA - Fatura e energjisë elektrike nga muaji Maj do të ketë një zë të veçantë, që do të informojë konsumatorin për borxhet e vjetra që ai ka ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Me marrjen e këtij informacioni, çdo qytetar që ka detyrime të prapambetura do ti duhet të bëjë pagesën. Drejtori i Shitjeve në “Cez Albania”, Ales Conrod, gjatë një konference për shtyp u shpreh se kjo gjë bëhet për të mbajtur nën kontroll konsumatorin për detyrimet që ai I ka kompanisë.

Nga ana tjetër zyrtari i kompanisë private u ndal edhe tek kontrollet e vazhdueshme që do të aplikohen ndaj faturistëve, për të ndëshkuar të gjithë ata që abuzojnë.

OSSH njoftoi se për ato ankesa që janë depozituar pranë kompanisë gjatë muajit Janar për shkak të mbifaturimeve, qytetarët do të kompensohen.

r.l/NOA

KOMENTE