Bosnje-Hercegovina Në Zgjedhje Të Përgjithshme Më 3 Tetor
SARAJEVË, 5 maj /ATSH-AFP/ - Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen me 3 tetor në Bosnje-Hercegovinë, për të zgjedhur presidencën kolegjiale, përfaqësuesit e parlamentit qendror dhe të dy entiteteve, serbe dhe kroato-myslimane, njoftoi sot Komisoni Zgjedhor Kombëtar (CIK).
"Këto janë zgjedhjet e gjashta të përgjithshme që prej përfundimit të luftës 1992-95", deklaroi për shtypin, presidentja e CIK, Irena Haxhiabdiç.
Më shumë se 3,1 milionë zgjedhës janë regjistruar në listat zgjedhore. /
/ec/ a.jor.