Ekon - Brukseli: Spanja Nuk Ka Nevojë Për Ndihmë Financiare Si Greqia
BRUKSEL, 5 maj /ATSH-AFP/ - Spanja nuk ka asnjë nevojë për një program ndihme financiare si ai i Greqisë, deklaroi sot Komisioneri evropian i Çështjeve Ekonomike, Olli Rehn, duke hedhur poshtë spekulimet e tregjeve lidhur me çështjen.
"Nuk është e nevojshme ndihma financiare për Spanjën', deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.
"Nuk do të bëjmë asgjë", u shpreh ai, në përgjigje të një pyetjeje të një gazetari i cili kërkoi të dinte nëse Komisioni Evropiane do të kërkonte aktivizimin e një plani ndihme dhe huash për Spanjën, si i që u vendos për Greqinë.
Rehn kritikoi hamendësimet e tregjeve si të pa baza dhe të pakuptimta.
"Nuk ka kufij për spekulimet me sa shoh", u shpreh ai.
Disa hamendësime kanë qarkulluar dje në tregje lidhur me faktin që Spanja ndodhet në një pikë ku do të ndihmë dhe aktivizim të një plani të konsiderueshëm mbështetje ekonomike, të cilat kanë provokuar një rënie drastike në bursat evropiane dhe zhvlerësim të lartë të euros kundrejt monedhave të tjera./
/i.p/