Ekon - Euro Sërish Në Nivelin Më Të Ulët Që Prej Një Viti Ndaj Dollarit
LONDËR, 5 maj /ATSH-AFP/ - Euro regjistroi sot një ulje tjetër të ndjeshme dukë rënë nën 1,29 dollarë për herë të parë që prej fundit të muajit prill 2009, penalizuar nga frika për përhapjen e krizës greke në vende të tjera.
Rreth orës 12:40 GMT, euro arriti në 1,2883 dollarë, në nivelin më të ulët që prej 16 marsit 2009, pas njoftimit nga agjencia e vlerësimit financiar ''Moody''.
Një ditë më parë euro pati një ulje të ndjeshme përballë dollarit si pasojë e zërave, sipas të cilave Spanja mund t'i kërkojë një ndihmë kolosale Fondit Monetar Ndërkombëtar./
/ec/ a.jor.