Ekon - Fmn: Kriza E Greqisë Nuk Do Të Prekë Ekonominë E Maqedonisë
SHKUP, 5 maj /ATSH-AFP/ - Kriza greke nuk do të prekë ekonominë e Maqedonisë dhe vendi do të njohë këtë vit një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto me dy për qind, theksoi në përfaqësues i Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN në Maqedoni.
Ekonomia duket se do të ketë në rritje prej dy për qind më 2010-n dhe do të jetë në rritje më 2011'', deklaroi për gazetarët shefi i misionit të FMN-së në Maqedoni, Wes McGrew.
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk shqetësohet se problemet financiare në Greqi të influencojnë në stabilitetin ekonomik të Maqedonisë.
Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski kishte deklaruar kohët e fundit se kriza në Greqi mund të ndjehej në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe kryesisht në Maqedoni, një vend me investime të mëdha greke./
/ec/ a.jor.