Fier, 05 Maj, NOA – Mbërritja në kohë e policisë ka shmangur vjedhjen e gjithë kompiuterave albiteve të një qendre interneti në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen “8 Shkurti” të këtij qyteti.
Hajdutët kanë hyrë në qendrën e internetit dhe kanë marrë gjithë materialet që ndodheshin aty. Por zhurma e krijuar ka bërë që pronari i dyqanit shtetasi, D.D të ndjejë rrezikun që i kanosej pronës së tij dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Pas marrjes së telefonatës policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar vjedhjen.
Nga hetimet dhe kontrolli i momentit është verifikuar se 300 metra larg ambienteve të lokalit, ishin në tokë 10 monitorë kompiuterash dhe tetë njësi.
Alearmi i policisë ka bërë që hajdutët të lënë në anë të rrugës sendet e vjedhura duke mos pasur kohë ti merrnin të gjitha.
Sipas pronarit të dyqanit janë marrë vetëm dy njësi nga prona e tij. Policia e Fierit thotë se vjedhja është bërë duke hapur me forcë qepenin metalik të dyqanit dhe duke goditur bravën me sende të forta.
m.xh/NOA