English

Finalja Romë-Inter, e para ndeshje italiane që do transmetohet në 3D

Romë, 5 maj, NOA - Finalja Romë-Inter e Kupës së futbollit italiane do të jetë e para ndeshje italiane e marrë dhe transmetuar në televizionin tre-dimensional 3D dhe sot në orën 20.30, tifozët do të asistojnë në këtë eksperiment historik.

Pas futbollit anglez në janarin e kaluar, Sky Uk ka hapur për herë të parë kanalin 3D në Mbretërinë e Bashkuar ku do të transmetohet ndeshja tre-dimensionale.

Finalja e Kupës Romë-Inter në 3D do të jetë ekskluzive e “The Space Cinema”.

Pas blerjes nga Eutelsat, ajo do të transmetojë ndeshjen në pesë salla në Milanos, dy në Romë dhe një në Parma.

Ky do të jetë dhe një rast testimi për Kampionatin Botëror 2010 në Afrikën e Jugut që do të transmetohet në kinema gjithmonë nga Sky i cili ka marrë të drejtat vetëm për HD.

Sot në mbrëmje tifozët do të kenë kënaqësinë të shikojnë një ndeshje nën shoqërinë e teknologjisë emocionuese 3D.

a.k/NOA

KOMENTE