English

Francë, femrat mund të vishen me stilin e meshkujve

Paris 5 Maj NOA – Me sa duket në Francë është gati për të ardhur një ndryshim i një rregulli të vjetër, i cili ndalon femrat e këtij shteti për tu veshur në një stil që mund të ngjasojë me atë të meshkujve.

Kështu, për to do të bëhet e mundur veshja e pantallonave dhe diçka e tillë më në fund do të bëhet e ligjshme brenda vitit 2010.

Është bërë e ditur se ka qenë forca e majtë politike, e cila ka bërë këtë propozim ligjor dhe ka kërkuar që ligji i viteve 800 të përfundoj, ku në qoftë se femrat kanë nevojë për tu veshur në stilin e meshkujve, atëherë diçka e tillë të lejohet.

r.b/NOA

KOMENTE