Greqi - Policia E Athinës Në Gjendje Gatishmërie Të Lartë
ATHINË, 5 maj /ATSH-AFP/ - Policia e Athinës ka marrë një urdhër për ''gjendje të përgjithshme gatishmërie të lartë" me qëllim përballim e situatës së krijuar si pasojë e përshkallëzimit të dhunës dhe përleshjeve që kanë përfshirë kryeqytetin e Greqisë.
Protestat kanë shkaktuar shumë dëme dhe zjarrvënie në disa ndërtesa qeveritare banka dhe dyqane të cilat rezultuan në vdekjen e të paktën tre personave në një bankë e cila u përfshi nga zjarri si pasojë e sulmeve me koktejle molotov nga grupe të rinjsh, njoftoi një burim policor për AFP./
/i.p/