English

Greva e PS, Berisha: Nuk ndërhyj në vendimet e gjykatave

Tiranë, 05 maj, NOA – “Është e drejta e tyre të protestojnë, por unë nuk diskutoj vendimet e gjykatave”. Ky është komenti i që ka bërë sot kryeministri për grevën pesë ditore të Partisë Socialiste.

Deklarata e kreut të qeverisë është bërë gjatë homazheve për 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kryeministri Berisha ka vlerësuar dhe anën njerëzore të grevës duke deklaruar se “shpreh ndjeshmërinë time për grevistes, është e drejta e tyre të protestojnë” .

Në këtë mënyrë Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur linjën e mëparshme duke mos treguar asnjë shenjë kompromisi, apo dhe nisje negociatash mes palëve.

Deklarata e bërë sot nga Berisha është e njëjtë më atë gjatë nisjes së negociatave në Presidencë, ku u shpreh se PS-ja duhet tu drejtohet gjykatave.

m.xh/NOA

KOMENTE