Tiranë, 5 maj, NOA – Ka hyrë sot në ditën e saj të gjashtë, greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe mëse 180 mbështetësve të tyre, e iniciuar që prej datës 30 prill kur u zhvillua një protestë para godinës së Kryeministrisë.
Ditën e djeshme dy grevistë janë shoqëruar në spital pasi shfaqën gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa pardje do të përfundonte në spital deputetja socialiste Klodiana Spahiu, edhe ajo me probleme në shëndetin e saj të shfaqura gjatë grevës së urisë.
Ndërkaq, edhe grevistët e tjerë bëhet me dijeni se kanë shfaqur herë pas here ulje të tensionit dhe gjendje të rënduar shëndetësore, sa më shumë ditë po kalojnë me qëndrimin e tyre në uri të plotë poshtë godinës së Kryeministrisë.
Ndërsa kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij mbajtur para protestuesve si përnatë, deklaroi se beteja për transparencë nuk do të ndalet dhe se ai ishte gati të hynte edhe vetë në grevë urie në të mirë të kauzës për transparencën e kutive të votimit të 28 qershorit.
n.e/NOA