English

Greva e urisë, Bumçi: Rama ka futur në burg shokët e vet

Tiranë, 05 Maj, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e cilësoi grevën e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste si një qëllim i kryetarit të saj për të penguar heqjen e vizave.

“Edi Rama, në hakmarrje kërkon pushtet me dhunë. Objektivi i tij i parë është bllokimi i heqjes së vizave. Në betim të baballarëve të tyre që mbajtën Shqipërinë e izoluar, Edi Rama me burgun që ka ngritur në mes të rrugës, synon marrjen e pushtetit, me përplasje, me dhunë”, u shpreh Bumçi.

Duke akuzuar Ramën dge drejtuesit e tjerë të PS-së për lidhje me komunizmin, Bumçi u shpreh se Rama ka futur në burgun e grevës së urisë dhe shokët e vet.

“ Bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Ditmir Sulejman Bushati, Dash Myslim Peza, kërkojnë shpagim për baballarët e tyre.

Për këtë, zoti Rama ka ngritur edhe një burg në mes të bulevardit ku mban shokët e vet”, u shpreh Bumçi.

m.xh/NOA

KOMENTE