English

Grevistët letër ndërkombëtarëve, Xhafaj: Protestë pa afat

Tiranë, 05 maj, NOA – Deputetët e Partisë Socialiste që janë ën grevë uri dhe mbështetësit e tyre kanë dalë sot në me një deklaratë të përbashkët ku kanë deklaruar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës duke hyrë në grevë urie pa afat.

Në deklaratën e përbashkët grevistët deklarojnë se protesta e tyre bëhet vetëm për transparencën e zgjedhjeve dhe nuk synon marrjen e pushtetit.

“Protesta jonë nuk kërkon pushtetin në tavolinë”, u shpreh deputeti Fatmir Xhafa në emër të gjithë grevistëve.

Xhafa u shpreh se të gjithë grevistët dot firmosnin deklaratën, e cila do tu dërgohet gjithë institucioneve ndërkombëtare dhe synon ti njoh ato me zhvillimet në vend. Deklarata është dhe një mesazh sensibilizimi për ndërkombëtare duke deklaruar se qëllimi i protestës është vetëm tranparenca..

Xhafa tha se ky vendim merret sepse Berisha nuk e dëgjoi kërkesën e PS.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë për tu marrë dhe në të njëjtën kohë ne jemi të vetëdijshëm për pasojat që ky vendim mbart. Por, sikundër secili prej jush në vendin tuaj, ne nuk mund të sakrifikojmë më demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme në vendin tonë.

Ajo çka ne kërkojmë është një standard që në vendet tuaja konsiderohet normal: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asgjë më shumë. Asgjë më pak”, u shpreh Xhafa.

m.xh/NOA

KOMENTE