Islandë - Vullkan - Emetimi I Hirit Është Rritur
REJKJAVIK, 5 maj /ATSH-AFP/ - Emetim i hirit nga vullkani islandez Eyjafjöll është rritur dje, por mbetet në një nivel shumë më të ulët nga ai në fillim të aktivitetit, njoftoi sot AFP-në një vullkanologe islandeze.
"Shtëllunga e tymit është rritur dje, ai është më i zi dhe është ngjitur më lart, përmban shumë më tepër hi", deklaroi Sigrun Hreinsdottir, e Universitetit islandez të Rejkjavikut.
Irlanda vendosi sot në mëngjes të mbyllë përsëri një pjesë të hapësirës së saj ajrore për shkak të një reje tjetër hiri të ardhur nga Islanda, ndërkohë që kufizime të ngjashme janë zbatuar në Skoci dhe në Irlandën e Veriut.
"Ka patur më tepër aktivitet dje se sa ditët e mëparshme, por, megjithatë, shumë më pak se në ditët e para të erupsionit", theksoi Hreinsdottir.
Shtëllunga e tymit që përmban hi dhe avull u ngrit deri në rreth 6 000 metra lartësi, shtoi ajo. Shkencëtarët theksojnë se lartësia e shtëllungës nuk paragjykon detyrimisht sasinë e hirit të lëshuar.
Vullkani Eyjafjöll filloi aktivitetin më 14 prill duke lëshuar një re hiri që bllokoi hapësirën ajrore evropiane për një javë.
/I.Pu.