Bishkek, 15 prill, NOA - Qeveria e përkohshme e Kirgistanit, e cila është zgjedhur pas protestave të dhunshme të opozitës, i ka hequr imunitetin ish-presidentit Kurmanbek Bakijev.
Ai aktualisht ndodhet në Bjellorusi pasi u largua nga vendi i tij, i detyruar nga protestat popullore që shpërthyen kundër regjimit të drejtuar prej tij.
Qeveria e Kirgistanit i ka kërkuar tashmë prokurorisë që të kërkojë ekstradimin e ish-presidentit për ta nxjerrë para drejtësisë.
Presidenti i Kirgistanit, u rrëzua nga protestat e opozitës vendase dhe u largua nga vendi,
ndërsa strehohej në qytetin e tij të lindjes prej nga ku kishte bërë dhe ofertë për dorëheqjen.
Largimi i tij ishte rezultat i bashkëpunimit mes presidentit amerikan Barak Obama, atij rus, Dimitri Medvedev dhe presidentit kazak, Nazarbajev.
Bakijev kërkoi pak javë më parë që të dorëhiqej, vetëm nëse atij i falej jeta.
n.e/NOA