Tiranë, 05, maj, NOA - Kisha Ortodokse Serbe tha se peshkopi Artemije nuk do të jetë më udhëheqës shpirtëror i saj në Kosovë, pas akuzave se gjatë mandatit të tij janë abuzuar miliona nga fondet e shtetit dhe të kishës.
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe e mori vendimin të martën në mbrëmje. Nuk është e qartë kur do të emërohet zëvendësuesi i Artemijes.
AP transmeton se Artemije njihet për pikëpamjet e tij ultranacionaliste dhe antiperëndimore.Ai ka urdhëruar klerin ortodoks që t'i ndëpresin komtaktet me autoritetet e Kosovës dhe misionin e BE-së në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
NOA