English

Kosovë- Komisioneri Për Zgjerimin I Be, Stefan Fule, Vizitë Dyditore Në Prag Të Ditës Së Evropës

PRISHTINË, 5 Maj/ATSH-B.Jashari/.-Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule, do qëndrojë në Kosovë më 6-7 maj, në vizitën e tij të dytë zyrtare me rastin e Ditës së Evropës. Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë njoftoi se Komisioneri Fule do të takohet me drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, si Kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj. Gjatë vizitës së tij dyditore, Komisioneri Fule do ta përurojë ndërtesën e re të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e financuar nga BE-ja, Pikën informative në Mitrovicën Veriore dhe kompleksin afarist në Zveçan. Po ashtu, ai do të mbajë një ligjëratë para studentëve të universitetit në Mitrovicën Veriore. Komisioneri Fule do ta shënojë Ditën e Evropës në një pritje në Prishtinë. Fuele është emëruar Komisioner për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë në shkurt 2010. Kjo është vizita e dytë e z. Fule në Kosovë brenda dy muajve të fundit. /s.s./
KOMENTE