English

Kurt Kola: Greva e PS, vazhdim i betejës për demokraci

Tiranë, 05 maj, NOA – Përfaqësues të shoqatës së ish të përndjekurve politikë kanë vizituar sot ambientet ku vazhdon greva e protestuesve dhe deputetët të Partisë Socialiste.

Kryetari i një prej shoqatave të ish të dënuarve te komunizmit, Kurt Kola tha se bashkohet moralisht me grevën e përfaqësuesve të opozitës, pasi e cilëson atë si “vazhdim të betejës për liri dhe demokraci që u bë gjatë 45 viteve nga të dënuarit politik”.

Kola u shpreh se ai përfaqëson shoqatën e vërtet të ish-të përndjekurve dhe se njerëzit që protestuan një ditë më parë kundër grevës nuk janë ish-të përndjekur. Ai u shpreh se përfaqëson shoqatën e krijuar në vitin 1991.

m.xh/NOA

KOMENTE