English

Panairi “Expo Shangai 2010”, zhvillohet dita Kombëtare e Shqipërisë

Shangai, 5 maj, NOA – Panairi “Expo Shangai 2010”, i cili mbahet në Kinë gjatë datave 1 maj-31 tetor, zhvilloi sot Ditën Kombëtare të Shqipërisë, gjatë së cilës u prezantuan vlera ekonomike dhe kulturore të vendit tonë.

Në këtë aktivitet të një rëndësie të lartë, ku marrin pjesë 194 vende dhe 50 organizata kombëtare, ministri i Bujqësisë Genc Ruli tha tha se Shqipëria paraqet një potencial për investitorët kinezë dhe përmedi disa sektorë, si energjetikën, mineralet, turizmin, agrikulturën, etj.

“Sektori energjetik paraqet shumë interes. Vetëm 1/3 e potencialit energjetik ujor është duke u përdorur. Sektori energjetik paraqet mundësi të mëdha për investime”, u shpreh Ruli, ndërsa theksoi se Shqipëria është e pasur në minerale dhe ftoi kompanitë kineze të investojnë në këtë fushë.

Gjithashtu, ai theksoi faktin se qeveria shqiptare ka ndërmarë shumë reforma në kuadër të nxitjes së investimeve të huaja në Shqipëri, duke përmendur regjimin e ulët të taksave dhe mbrojtjen e posaçme për investitorët e huaj.

“Sektori privat i ekonomisë shqiptare përbën një drejtim të rëndësishëm të rritjes ekonomike. Qeveria vazhdimisht ka zbatuar një regjim rregullator për të pasur një klimë miqësore ndaj biznesit. Shqipëria është ndër vendet me taksat më të ulëta nëEuropë, duke aplikuar regjimin e taksave me 10 për qind. Gjithashtu, kemi punuar me institucionet e regjistrimit, licencimit, prokurimit, që rregullojnë marrëdhëniet mes qeverisë dhe bizensit”, tha ndër të tjera ministri Ruli.

n.e/NOA

KOMENTE