English

Plagosi me thikë pranë shkollës, policia kërkon agresorin

Korçë, 5 maj, NOA – Ka mjaftuar një zënkë për motive të dobëta, që një i ri të nxjerrë thikën dhe të plagosë shokun e tij.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Erlind Vinçani, banues në Korçë, i cili pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja të këtij qyteti, për motive të dobëta ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me mjete të forta 16-vjeçarin me inicialet E.B.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve nga forcat e policisë së Korçës, sipas të cilave, për fat të mirë i plagosuri rezulton jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve.

Ndërkaq, mësohet se po punohet për kapjen e autorit kurse materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

m.xh/NOA

KOMENTE