Durrës, 05 maj, NOA – Një 51 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e qytetit bregdetar pasi ka goditur me grushte një punonjës të policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Berhan Shkenca, lindur e banues në lagjen nr. 2 Durrës, me arsim 8 klasë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00, të mbrëmjes së djeshme. Mendohet se ka qenë një konflikt i momenti mes Shkencës dhe punonjësit të policisë në afërsi të lagjes nr. 9 në Durrës, që më pas ka degjeneruar në dhunë dhe në fyerje ndaj punonjësit të policisë.
Njoftimi i uniformave blu jep vetëm inicialet e policit të goditur, G.M.
Policia sqaron se “materialet proçeduriale për veprat penale të goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës”.
m.xh/NOA