English

Qeveria siguron jetën e komandove me mision jashtë vendit

Tiranë, 5 maj, NOA – Qeveria, me anë të një vendimi të posaçëm, ka vendosur të sigurojë jetën e forcave komando të cilat shërbejnë në misionet paqeruajtëse të Shqipërisë jashtë territorit të saj.

Kështu, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi sot që të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup, të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit.

Kjo është arritur të bëhet në bashkëpunim me kompaninë “INSIG” sh.a., ndërsa efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2010.

n.e/NOA

KOMENTE