Rama: "Me 9 Maj Dita E Europës"
"
TIRANE, 5 Maj/ATSH/. - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha të mërkurën në mbrëmje, se "më 9 maj, në Ditën e Europës, të gjithë qytetarët e Tiranës janë të ftuar të jenë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përkrah grevistëve dhe protestës së PS-së".
"I ftoj qytetarët të tregojnë se jemi për Europën, për liri e të drejta", tha Rama gjatë fjalës së mbajtur sot duke e konsideruar 9 majin jo vetëm si ditën e Europës, por edhe si ditën e triumfit mbi fashizmin.
Ai ripërsëriti me këtë rast kërkesën për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve dhe vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kushteve të kësaj proteste.
/f.n/