Itali, 5 Maj NOA - Tashmë jemi në prag të ndeshjes finale të Kupës së Italisë, e cila do të vërë përballë njëra tjetrës, Romën dhe Interin. Janë po këto dy skuadra të cilat po rivalizojnë dhe në kampionatin italian për fitimin e tij dhe në lidhje me këtë fakt ka folur vetë trajneri i Romës, Claudio Ranieri.
“Për finalen e Kupës kërkojmë fitoren pasi është një objektiv të cilin duam ta mbarojmë me sukses. Për sa i përket ndeshjes së Interit me Lazion nuk do të jap asnjë deklaratë”, - këto ishin fjalët e Ranierit në lidhje me skuadrën e tij, ku ai gjithashtu nuk ka dashur të polemizojë për ndeshjen e kampionatit në të cilën Interi fitoi kundrejt Lazios. r.b/NOA