Rusi - Një Atentat Në Dagestan Shkakton Dy Të Vdekur
MOSKË, 5 maj /ATSH-ANSA/ - Drejtori i një stacioni radio në Dagestan dhe truproja e tij mbetën të vrarë sot në një atentat që shkaktoi edhe plagosjen e drejtuesit të automjetit, njoftoi policia e Makhackalës, cituar nga agjencia e lajmeve Itar-Tass.
Në Dagestan ndodh gati çdo ditë një atentat terrorist kundër personave publikë ose agjentëve të policisë dhe ushtrisë ruse.
/e.v/