Rusi-Siri - Medvedev Më 10 Maj Në Damask
MOSKË, 5 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti rus Dmitri Medvedev do kryejë një vizitë dy ditore, 10 dhe 11 maj, në Siri për bisedime me presidentin sirian Bashar Assad, njoftoi sot agjencia e lajmeve Itar-Tass, që citon zyrën e shtypit të Kremlinit.
Në qendër të vizitës së Medvedev, sipas gjasave, do të jetë procesi i paqes në Lindjen e Mesme. Por Rusia ka në programin e saj diplomatik edhe normalizimin e procesit të paqes në Irak dhe programin bërthamor iranian. Moska është gjithashtu e interesuar edhe për shitjen e armëve Sirisë, një proces që vazhdon prej vitesh.
/e.v/