Sarandë: 1366 Turistë Perëndimorë Vizitojnë Qytetin E Sarandës
SARANDË, 5 Maj /ATSH-Telnis Skuqi/. - Kroçera malteze "Luis Majesty" ka sjellë sot në qytetin e Sarandës 1366 turistë të huaj, kryesisht perëndimorë.
Një pjesë e mirë e tyre kanë shëtitur nëpër Sarandë dhe kanë vizituar muzeun "Onhezmi-Kaonia", Kalanë e Lëkurësit dhe monumentin e 40 shenjtorëve në qytet. Turistët e huaj kanë qënë me kombësi të ndryshme, nga Franca, Austria, Belgjika, Gjermania, Kanadaja, Zvicera, Spanja, Italia etj.
Mes tyre ndodhej dhe një familje shqiptare, të cilët kanë emigruar në Francë në vitin 1991 dhe kanë ardhur në Sarandë si turistë. Pesë ditë më më parë, qytetin e Sarandës e kanë vizituar 2000 turistë, ndërsa nga fillimviti numri i tyre ka arritur mbi 8500 vetë./ch/