English

SHBA, 84 % e fëmijëve me gjurmë nikotine

SHBA, 5 Maj NOA - Në 84 % të fëmijëve në amerikanë të cilët jetojnë në pallate kanë shfaqur gjurmë nioktine kjo dhe kur familjarët e tyre nuk tymosin cigare.

Ky rezultat është nxjerrë nga një studim i kryer nga Universiteti i “Rochester” i cili ka patur nën vëzhgim 6 mijë persona nga mosha 6 deri në 18 vjeç.

Siç është theksuar nga vetë studiuesit është pohuar se këta fëmijë kanë gjurmë nikotine që janë marrë nëpërmjet një kanali identifikimi i të cilit, ende nuk është bërë.

Janë hedhur vetëm hipoteza ku mendohet se mund të kenë ndikuar sistemet e ventilimit dhe ato të ngrohjes së apartamenteve.

r.b/NOA

KOMENTE