English

Shoqatat E Grave Të Pavarura Protestë Para Bashkisë

TIRANE, 5 Maj/ATSH- A.Gegvataj/. - Disa shoqata të pavarura të grave nga gjithë Shqipëria protestuan sot para Bashkisë, duke i kërkuar kreut të PS-së, Edi Rama që të largojë nga greva e urisë gratë e opozitës. Nën thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", apo "E duam Tiranën pa Edi Ramën", këtij tubimi paqësor i janë bashkuar nëna dhe vajza nga të gjitha qytetet e vëndit. "Shoqata e Grave të Pavarura, "Lëvizja për Evropën" si dhe "Levizja për BE" i bënë thirrje gjithashtu kryetarit të opozitës që të mos pengojë procesin për liberalizimin e vizave. Aktorja e njohur, Edi Luarasi, duke j'u bashkuar këtij tubimi, i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të Partisë Socialiste që mos të shkatërrojnë vendin në prag të liberalizmit të vizave. Duke shtuar se kjo është shumë barbare nga Edi Rama, ajo tha se "nënat shqiptare nuk do të lejojnë që në prag të kësaj fitoreje të madhe, këtë ëndërr disavjecare kreu i opozites t'a shkelë me këmbë dhe të shkatërrojë cdo gjë" . Disa nga pjesmarrëset u shprehen se janë bërë pjesë e këtij mitingu, pasi nuk lejojnë që drama politike e Edi Ramës të bëhet dramë e gjithë shqiptarëve për pengimin e lëvizjes së lirë në Evropë. Në protestë nuk kanë munguar edhe disa të rinj, të cilët i kërkuan kreut të PS-së të nxjerrë ato nëna nga greva e urisë dhe të mos pengojë të drejtën e të rinjve shqiptarë për të studjuar jashtë vëndit, pasi Shqipëria nuk mund të vazhdojë më dhunë verbale. /a.ke/
KOMENTE