English

Topi: Shqipëria kërkon të integrohet politikisht dhe ekonomikisht

Stamboll, 05 maj, NOA – Shqipëria duhet të shikojë të gjitha mundësinë e bashkëpunimit ekonomik, në mënyrë që të ketë një integrim sa më të mirë në zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Ky është mesazhi që ka dhënë Presidenti Bamir Topit në fjalën e mbajtur në Samitin Ekonomik Euraziatik të Fondacionit Marmara sot në Stamboll.

“Mbyllja dhe izolimi prodhon varfëri, ndrydhje të ekonomisë dhe kolaps të saj. Nuk mund të ketë rrugë tjetër, edhe për një vend të vogël si vendi im, përveçse të përfshihet në proceset dhe lëvizjet ekonomike të kohës me mundësitë, kapacitetet, forcën e inteligjencës, pozicionin gjeostrategjik dhe politikat integruese të përshtatshme për të dhe në interes të mirëqenies së popullit shqiptar”, u shpreh Topi.

Topi është ndalur dhe në zhvillimet ekonomike dhe kuadrin e gjerë të bashkëpunimit mes vendeve. Ai ka falënderuar dhe ka vlerësuar Fondacionit Marmara. Fondacioni Marmara përfaqëson një grup të rëndësishëm të organizatave joqeveritare, që kontribuon për modelimin e një opinioni publik bashkëkohor nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit mes kulturave, besimeve, shoqërive civile, qeverive dhe më gjerë në inkurajimin dhe përmirësimin e klimës së bashkëpunimit politik, social dhe ekonomik në kuadër rajonal dhe global.

m.xh/NOA

KOMENTE