English

Tuz: Muzeu Etnografik I Malësisë, Një Pasuri Me Vlera Kombëtare

TUZ, 5 Maj/ATSH-G. Marku/- Në fshatin Lekaj pranë qytetit të Tuzit në Malin e Zi, gjendet një Muze Etnografik i njohur për kulturën shqiptare, krijuar prej Shtjefën Ivezajt, i cili konsiderohet nga vendasit si pasardhës i Marubëve të famshëm të Shkodrës. Ivezaj spikati që në rini si mjeshtër i fotografisë, madje i pari fotograf profesionist i Malësisë, që talentin e vuri në shërbim të kombit. Ky është viti i tetë që Muzeu funksionon rregullisht duke tërhequr jo pak interesin jo vetëm të komuniteteve të dy shteteve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, por dhe të turistëve të huaj. "Ky muze pasqyron traditat, veshjet, zakonet, historinë dhe traditat e mirëfillta që mbart zona e Malësisë gjatë një periudhe 2400 vjeçare", thotë për ATSH-në, Shtjefën Ivezaj. Ndërsa Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Tonin Beci, i pranishëm në një ceremoni të organizuar në 8-vjetorin e krijimit të Muzeut Etnografik të Malësisë në fshatin Lekaj, thotë se "kemi një arsye që të gjithë të ndjehemi më mirë, pasi erdhi koha që të shihemi e dëgjohemi drejtpërdrejt me njëri- tjetrin, të zbulojmë më shumë gjëra që na bashkojnë, për të cilën duhet të interesohemi dhe kontribuojmë të gjithë". Nënprefekti i Malësisë Madhe, Sytki Ndreca shprehet se "këtë Muze do t'a kishin lakmi edhe shumë vende të tjera, qoftë në Shqipëri, apo të tjera në rajon."/ch/
KOMENTE