English

Uithers: Partitë po bëjnë luftë për pushtet

Tiranë, 05 maj, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë John Uithers e ka cilësuar situatë politikë në vend si mjaft alarmante.

Në takimin e zhvilluar gjatë prezantimit të raportit për korrupsionin, Uithers është ndalur në situatën politike duke u shpreh se “gjërat në vend po shkojnë për keq”. Uithers ka theksuar se “partitë po bëjnë luftë për pushtet” dhe nuk po mendojnë për qytetarët.

Duke u ndalur edhe në të dhënat e sondazhit të IDRA-s, John Uithers vlerësoi se është faji i situatës politike që korrupsioni është mjaft i përhapur. Sipas sondazhit 91.5 për qind e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur gjerësisht.

Duke u ndalur në situatën politike, Uithers u shpreh se “jam i trishtuar për situatën”.

m.xh/NOA

KOMENTE