Tiranë, 6 Maj 2010 NOA - Rëndohet gjendja e grevistëve të urisë, një tjetër i ngujuar dërgohet me urgjencë në spital pas disa orëve komplikacione.
Demo Muhaj, nga Tirana, është personi i katërt që dërgohet në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore që vjen nga privimi i të ngrënit dhe pamjaftueshmëria e pirjes së ujit për të mbajtur vitale normalisht organet jetësore.
Greva e urisë e afro 200 persona ku përfshihen edhe deputetë të PS si dhe kreu i G99 Erion Veliaj, po vazhdon në çadrat e ngritura përballë Kryeministrisë.
Qeveria nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar mbi grevën e urisë por kryeministri i pyetur nga mediat ka pohuar mëse një herë se nuk do të dalë mbi vendimet e gjykatave.
e.r/NOA