English

Durrës: Ministri Xhaferaj, Libra Për Të Rinjtë Në Javën Evropiane

DURRËS, 6 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/ - Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhuroi sot libra për të rinjtë durrsakë në kuadër të Javës Evropiane, e cila përfundon më 9 maj, ditën që përkujton 60-vjetorin e deklaratës së ministrit të jashtëm francez, Shuman për të ardhmen e bashkuar të Evropës. Në një ceremoni me nxënës të shkollave të mesme "Gjergj Kastrioti", "Naim Frashëri" dhe "Leonik Tomeu" në Durrës ishte dhe ministri Xhaferaj. Dke theksuar vlerat e leximit si një nga mënyrat më të mira për të njohur Evropën dhe historinë e saj, ku zë vend me dinjitet edhe historia jonë kombëtare, ai shprehu kënaqësinë që këshilli i qarkut të Durrësit dhe gjashtë komuna janë përfshirë në nismën "Art, kulturë dhe integrim evropian", ku janë organizuar disa konkurse rinore mbi njohjen e Bashkimit evropian. Drejtoria e politikave rinore në MTKRS në bashkëpunim me drejtorinë e librit, ka ndërmarrë nismën "Të njohim Evropën përmes leximit". Materialet informative dhe librat e autorëve evropianë janë zgjedhur me tema mbi demokracinë, pjesëmarrjen dhe qytetarinë me qëllim njohjen e identitetit, vlerave historike dhe kulturore të Bashkimit Europian./ch/
KOMENTE