Ekon - Greqi - Papakonstantinu: Mjeti I Vetëm Për T'I Shpëtuar Falimentimit Është Plani Shtrëngues Ekonomik
ATHINË, 6 maj /ATSH-AFP/ - Mënyra e vetme për të shmangur falimentimin është miratimi i masave shtrënguese ekonomike, deklaroi ministri grek i Financave Jorgos Papakonstantinu, gjatë një debati parlamentar për miratimin e planit ekonomik të qeverisë.
"Mënyra e vetme për t'i shpëtuar falimentimit është pranimi i ndihmës së BE-së dhe FMN-së, që arrin deri në 110 miliardë euro (...) dhe kushti paraprak është arritja e planit ekonomik tripalësh'', theksoi Papakonstantinu.
Parlamenti grek do të votojë sot një plan ekonomik me masa shtrënguese të pazakontë në vend, kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar./
/ec/ a.jor.