Ekon - Kouchner Kundër Tërheqjes Së Greqisë Nga Zona Euro
PARIS, 6 maj /ASTH-AFP/ - Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner u shpreh sot kundër tërheqjes së Greqisë nga zona euro duke gjykuar se nga kjo varet fati i monedhës evropiane.
"Popullsia greke do të vuajë akoma më shumë dhe unë e di që ajo vuan'', shtoi ai.
"Do të ishte më keq dobësimi i Evropës pasi Greqia ndodhet në gjendje të vështirë dhe ne duhet ta riforcojmë'', theksoi ministri.
"Greqia është në gjendje kritike dhe ne do ta ndihmojmë'', shtoi ai duke përshëndetur kurajon e kryeministrit grek, Jorgos Papandreu.
''Kjo do të ndikojë jo vetëm në fatin e vendit, por dhe në fatin e monedhës tonë. Është monedha jonë, niveli i jetesës tonë qe ne duhet të mbrojmë'', theksoi Bernard Kouchner duke siguruar se Franca nuk rrezikonte nga përhapja e krizës./
/ec/ a.jor.