Ekon - ''Moody'S'': Ekziston Rreziku I Përhapjes Së Krizës Greke Te Bankat Evropiane
PARIS, 6 maj /ATSH-MIA/ - Agjencia e vlerësimit ndërkombëtar "Moody's" paralajmëroi se ekziston një rrezik i madh nga përhapja e krizës greke në bankat e shumë vendeve evropiane, mes të cilave edhe Portugalia, Spanja, Italia, Irlanda dhe Britania e Madhe.
"Moody's" theksoi se edhe pse bankat e disa vendeve, si Portugalia dhe Italia, nuk ishin prekur rëndë nga kriza aktuale ekonomike globale, ato mund të goditeshin në rast të përhapjes së krizës financiare jashtë Greqisë.
Sipas agjencisë, faktor kryesor për atë se a do të vazhdojë rreziku nga përhapja e krizës, në këtë rast do të jetë mendimi i tregut për arritjen e planit për ndihmën e Greqisë nga ana e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN)./
a.jor.