English

Ekon - Rumani - Masa Drakoniane Për Kufizimin E Deficitit Buxhetor

BUKURESHT, 6 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti rumun, Traian Basesku bëri sot publike masat ekonomike drakoniane, ndër të cilat uljen prej 25 për qind të pagave të sektorit publik dhe me 15 për qind të ndihmës sociale dhe pensioneve, me qëllim shmangien e rritjes së deficitit publik të vendit në krizë ekonomike, që aktualisht merr ndihmë nga FMN-ja. "Ky program që ka si qëllim reduktimin e shpenzimeve publike ishte i pa evitueshëm", deklaroi Basesku gjatë një konferencë shtypi, gjatë një takimi me përfaqësues të FMN-së, në Bukuresht për vlerësimin e reformave. Rumania, e prekur rëndë nga kriza ekonomike botërore, përfiton që nga viti 2009 nga një program ndihme prej 20 miliardë euro nga FMN, Bashkimi Evropian dhe Bankës Botërore, në kuadër të një reforme të thellë të sektorit publik./ /i.p/
KOMENTE