Elbasan; Arrestohen Pesë Shtetas, Akuzohen Për Vrasjen E Peshkatarit
ELBASAN, 6 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/.-Policia e Elbasanit finalizoi me sukses mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "Peshkatari", duke bërë të mundur arrestimin e pesë shtetasve, të cilët akuzohen për vrasjen e peshkatarit Dilaver Peqini.
Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Valbona Begu, tha për ATSH se " në bashkëpunim edhe me Prokuorinë e Rrethit Gjyqsor Elbasan u bë i mundur arrestimi i shtetasit Kozma Beti, si dhe shtetasve me iniciale A.XH, Z.H, A.J, dhe G.E.
Këta shtetas dyshohet se në datë 21 prill në fshatin Byshek, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të peshkatarit Dilaver Peqini, i cili gjeti vdekjen e menjëherëshme. Trupi i pajetë i peshkatarit Dilaver Peqini u gjet disa ditë më vonë në ujrat e lumit Shkumbin. Nga ana e Policisë janë gjetur dhe sekuestruar nën cilësinë e provës materiale disa gëzhoja të armës së krimit./s.s./