English

Fini: Emigrantët Shqiptarë Në Itali, Urë Lidhëse Mes Dy Vendeve

TIRANË, 6 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Gianfranco Fini, vlerësoi sot rolin e emigrantëve shqiptarë në Itali, si urë lidhëse mes dy vendeve. I shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, z. Fini vizitoi ekspozitën me vepra nga koleksioni "Ca La Ghironda", i koleksionistit italian Francesko Martani, në Galerinë e Arteve në Tiranë. Përballë një paneli gazetarësh, të moderuar nga gazetari i njohur italian, Bruno Vespa, z. Fini vlerësoi se "puna e shumë shqiptarëve që sot mund të jenë kthyer në vendin e tyre, ka bërë që Shqipëria të bëjë hapa para". "Emigrantët shqiptarë në Itali kanë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ata kanë sipërmarrjet e tyre të vogla dhe të mesme në Itali", tha z. Fini. Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me institucionet demokratike shqiptare. "Fakti që Shqipëria është vend demokratik, dhe ecuria e shpejtë e integrimit në BE, bëjnë që shumë shqiptarë të vijnë në Itali, të studiojnë apo punojnë dhe të kthehen sërish në Shqipëri", tha z. Fini. Ndaj, sipas tij, "marrëdhëniet institucionale mes dy vendeve duhet të përqendrohen dhe te këta 'ambasadorë'. "Ne i kemi të gjitha kushtet optimale për një marrëdhënie gjithmonë e më të ngushtë, për stabilizimin e këtij rajoni kaq delikat", tha z. Fini. /s.s./ (vijon)
KOMENTE